UPSS! Britney Spears e zhgënjyer nga të gjithë dokumentarët që flasin për jetën e saj

“New York Times” publikoi së fundmi një dokumentar për jetën e Britney Spears dhe jetën e saj të kontrolluar, dokumentar i cili u quajt “Framing Britney Spears”. Dokumentari trajtonte jetën e këngëtares nga fama, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e të atit, Jamie Spears. Bota u shokua nga fakti që në moshën 26 vjeçare, Spears ishte vendosur nën një kontroll që zakonisht i vendoset të moshuarve ose personave të paaftë fizikisht ose mendërisht për të marrë vendime.

Pavarësisht kontrollit të madh për të cilin s’dinte gjë askush, Britney ia doli të kishte një karrierë të shkëlqyer dhe të performonte me sukses në shumë turne. Gjithashtu, këngët e saj kanë qenë prej kohësh më të pëlqyerat.

Ky nuk është dokumentari i parë i publikuar për këngëtaren, mirëpo askush s’ia ka qëlluar si duhet të analizojë jetën e saj. Të paktën kështu thotë Britney. Këngëtarja ka rrëfyer se ajo është zhgënjyer nga dokumentarët që ka parë për të.

“Ata kritikojnë median dhe pastaj bëjnë të njëjtën gjë si ato. Pavarësisht faktit që kam kaluar shumë kohë të vështira në jetë, kam kaluar edhe periudha të mrekullueshme, por fatkeqësisht bota është më e fokusuar tek aspektet negative.”- ka rrëfyer ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement