Sot Kuvend pas zgjedhjeve të 25 prillit,çështja kryesore shkarkimi i Metës

Ditën e sotme në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi, për herë të parë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit.
Kuvendi do të mblidhet me deputetët aktualë pasi mandati i tyre përfundon në shtator,  kohë kur do të betohen edhe 140 deputetët e zgjedhur më 25 prill.
 
Konferenca e Kryetarëve vendosi ditën e djeshme zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021.
Çështje të rëndësishme priten të diskutohen, sikurse është bërë e ditur edhe ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta. Në seancën e sotme në rend dite janë futur për votime mes të tjerave edhe disa projekt-ligje të kthyera nga Presidenti si dhe akte normative të qeverisë që lidhen me marrëveshje për sigurimin e vaksinave.
 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement