Shemben banesa e biznese në Durrës, pronarët: Votuam Partinë Socialiste, nuk e prisnim!

 

Disa ndërtesa janë shembur këtë të Martë në Durrës, ndërkohë që banorët kanë protestuar, duke u shprehur se nuk janë njoftuar. Ata shtuan se janë të befasuar nga kjo ndodhi, për më tepër që votuan për Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Godinat e shembura, banesa e biznese, janë në zonën e ish-Kënetës. Aty, prej disa vitesh ka filluar një investim për projektin që ka për qëllim ndërtimin e një rruge.

Pronarët janë shprehur për mediat se kanë mësuar që pronat e tyre do shembeshin vetëm këtë të Martë, ditën kur edhe fadromat kanë nisur punën për shembjen e objekteve. Ata janë ngritur në protestë duke kundërshtuar shembjen e bizneseve dhe banesave.

Pronarët janë shprehur se lidhur me këtë projekt nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar dhe nuk dinë si do të zhvillohet ndërtimi i rrugës dhe se në këtë mënyrë nuk dihet fati i objekteve të tyre.

Ata thanë po ashtu për gazetarët se ishin votues të Partisë Socialiste dhe nuk e prisnin shembjen e pronave të tyre.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement