Meta fillon të flasë në “Defender Europe 2021”, e pabesueshme se çfarë i bën Rama

Edhe pse sot ishin të dy të pranishëm në ceremoninë e stërvitjes “Defender Europe 2021” duket se nuk ka paqe mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit ilir Meta. Teksa ky i fundit mori fjalën, kryeministri i hoqi sinjalin në kanalin e tij zyrtar ERTV, duke treguar kështu se marrëdhëniet mes tyre nuk janë rregulluar ende.

Por duket se Meta nuk e ka marrë për keq aspak këtë veprim të Ramës, madje me shprehjen e tij të famshme “me dashuri e qetësi”, përshëndeti të pranishmit mes tyre edhe kreun e qeverisë. “I nderuar zoti kryeministër…”,-tha Meta, ndërsa Rama i evitoi këto përshëndetje duke falenderuar dy nga gjeneralët amerikanë për pjesëmarrjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement