Lefter Maliqi nxjerr “fakte” nga shit-blerja e votës: Të hënën të gjithë qytetarët e Beratit dhe Kuçovës u dyndën në dyqane me 50-çe të reja

Kandidati i LSI-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka nxjerrë “fakte” nga shit-blerja e votës për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se një ditë pas zgjedhjeve, qytetarët e Kuçovës dhe Beratit u dyndën në dyqane me 50-çe të reja, aq sa shitësit nuk kishin të kthenin as kusur. Sipas tij, familjet që kanë shitur votën janë penduar.

Maliqi thotë se opozita do të fillojë protestat, pasi në të kundërt Edi Rama do të qëndrojë në pushtet sa herë të bëhen zgjedhje.

“OFL ka vendosur në shumë qytete shirita dhe i mban peng. Thjesh u dërgoi letrat dhe i ëprdori në zgjedhje. Banda Polici Shteti – Patronazhistë, përdorën legalizimet dhe lekët e shtetit, rreth 40 milionë euro. Nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo vjedhje kaq masive. Në një KZAZ të Beratit nuk dalin akoma pamjet filmike. Ka qenë një organizim i mirëfilltë. Jam i bindur që Basha dhe Kryemadhi po mbledhin prova.

Ky ka qenë krimi më makabër elektoral në 30 vite demokraci.

Ditën e hënë vetëm në Kuçovë dhe në Berat janë dyndur në kafene dhe ushqimore me 50-çe të reja, shitësit nuk kishin të thyenin. Tani i kanë mbaruar dhe kanë filluar të flasin, që tregojnë se i prishën ato 200 mijë lekë që morën si familje dhe thonë “cfarë bëmë”.

Do të ketë se s’bën protesta. Sa të jetojë ky njeri i gjatë, ky fiton. Se ky fiton me kaq lekë sa katani, imagjino me këto që do bëjnë. Ky i bëri ligjet njësoj si Enveri”, tha Maliqi në Frontline.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement