“Jemi afër diktaturës”, Enkelejd Alibeaj: Nuk jemi humbës, qeveria përdori të gjithë arsenalin për të fituar zgjedhjet 

 

Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se shqiptarët janë grabitur dhe qeveria përdori të gjitha mënyrat për të mbledhur sa më shumë vota.

I pyetur mbi deklaratat e fundit të kryeministrit Rama i cili thotë se “humbësi po fokusohet tek fituesi”, Alibeaj thotë se Partia Demokratike nuk është humbëse dhe sa vjen Shqipëria është më afër diktaturës.

“Më i rëndësishëm është ajo që çfarë u ka ndodhur qytetarëve shqiptarë. Nuk jemi humbës ne. Qytetarët shqiptarë janë grabitur, ato shifra të deklaruara formalisht deri më tani, janë produkt i blerjes së votës. Përballja ishte reale. Ishte përballje mes shoqërisë shqiptare dhe shtetit, që përdori të gjithë arsenalin e vet, bashkëpunimin me krimit, administratën. Të gjitha këto janë të dhëna publike. Sa kohë bëhet fjalë për situatë të tillë termat humbës fitues janë të pavend. Ne jemi gjithmonë e më larg sistemit demokratik dhe më afër një regjimi.”, thotë Alibeaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement