Dyshimet për numërimin e votave, Celibashi: Do bëjmë dhe ne këqyrjet tona, nuk do jemi indiferentë 

 

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha do të ketë këqyrje të pamjeve filmike gjatë numërimit dhe nga vetë ky institucion. Pasi PD dhe LSI kërkuan pamjet e kamerave të sigurisë, gjatë mbledhjes së sotme ku u miratua rezultati për partitë dhe kandidatët për 11 qarqe, Celibashi tha se ne disponojmë të gjitha pamjet filmike dhe do bëjmë edhe ne këqyrjet tona.

“Edhe KQZ ka interes të shohë si ka qenë sjellja e komisionerëve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit në procesin e nxjerrjes së rezultatit. Ne disponojmë të gjitha pamjet filmike dhe do bëjmë edhe ne këqyrjet tona dhe bashkë me të gjithë ata të interesuar do të adresojmë në organin e Prokurorisë të gjitha ato gjetje që konsistojnë në mospërputhje me çfarë duket në pamjet filmike me çfarë kanë pasqyruar në tabelën e rezultateve.

Nëse ndonjë nga anëtarët e grupeve të numërimit apo të KZAZ ka menduar se kjo gjë do të kalojë, nuk do të kalojë. Siguroj se nuk do të jemi indiferent”, deklaroi Celibashi.

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement