‘Duam Shqipëri dinjitoze, jo të blerë!’/ Këlliçi: Le të qëndrojmë të bashkuar me njëri-tjetrin për demokraci

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, njëherazi edhe deputet i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ka zhvilluar një takim falenderues me demokratët e Unazës së Re, ku ka vlerësuar punën e madhe, shpirtin e garës dhe vullnetin e hekurt për t’i dhënë Tiranës dhe mbarë vendit, ndryshimin e merituar!

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

 

Demokratë të Unazës së Re dhe ju përkrahës të  ndryshimit! Ju qëndrestarë të kryeqytetit!

 

Ju falenderoj të gjithëve për punën tuaj të madhe, për shpirtin e garës dhe vullnetin e hekurt për t’i dhënë Tiranës dhe mbarë vendit, ndryshimin e merituar!

PD nuk do të rreshtë përpjekjen që shqiptarët të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre. Ne duam Shqipëri dinjitare, jo të blerë!

Le të qëndrojmë të bashkuar! Me njëri-tjetrin!

Për njëri-tjetrin!

Për një Shqipëri demokratike!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement