Tiranë/ Sherr mes dy të rinjve, 30-vjeçari plagoset me thikë 

 

Pas një sherri, është qëlluar me thikë një 30-vjeçar në Tiranë. Policia ndaloi të dyshuarin, ndërsa i plagosuri u transportua menjëherë për në spital.

Ngjarja, sipas policisë ndodhi rreth orës 11:45, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi S. K., ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë bënë shoqërimin në Komisariat e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit S. K., për veprime të metejshme hetimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement