Policia italiane arreston dy shqiptarë, akuzohen për shpërndarje droge/ Detajet

Dy shqiptarë, H.A. 35 vjeç dhe L.A. 28 vjeç, u arrestuan nga policia italiane në Arezzo, për shitje narkotikësh.

Shqiptarët, të njohur për historitë e tyre me drogë, ishin vërejtur nga policia tek endeshin rreth zonës së Valdarnos me një makinë me qira, një teknikë që përdoret zakonisht për të ndryshuar automjetet shpesh e për ta bërë më të vështirë veprimtarinë hetimore të forcave të Policisë.

Mbi bazën e kësaj rrethane dhe duke marrë parasysh që të dy njiheshin si shpërndarës të drogës në kryeqytetin e Arezzo, u krye një ndjekje, pasi subjektet shqiptare shpejt morën autostradën A1 drejt Arezzo.

Duke e konsideruar të mundshme që të dy të kishin marrë një sasi droge nga Valdarno për ta hedhur në tregun e Arezzo, u organizua një kontroll i automjetit me të cilin po udhëtonin, me ndihmën e Policisë së Trafikut të Arezzo.

Para kontrollit, oficerët patën mundësinë të vinin re se si të dy brenda në makinë shkëmbyen një zarf të madh i cili më pas u gjet dhe në fund të një kontrolli të hollësishëm, u zbulua se përmbante kokainë të pastër me një peshë prej 150 gramë.

Në bazë të asaj që u konstatua, të dy u arrestuan për zotërim dhe transport të drogës për tregtim të saj dhe pas formaliteteve, u dërguan në burgun Sollicciano.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement