Pas përfundimit të votimeve Shqipëria heq karantinën me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ditën e nesërme, Shqipëria do t’i japë fund karantinës ndaj të gjithë personave që hyjnë në vendin tonë prej Greqisë ose Maqedonisë së Veriut.

Zoom.al mëson se sot janë orët e fundit të aplikimit të karantinës dyjavore, një masë e cila u vendos nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid-19.

Karantina në fjalë shkaktoi debate dhe reagime të shumta, lidhur me faktin se ky vendim solli pamundësinë e shumë emigrantëve për të votuar.

Pak para zgjedhjeve, Avokati i Popullit kërkoi heqjen e saj pasi pengonte pjesëmarrjen e qytetarëve shqiptarë, që do të vinin për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement