Meta komenton mbledhjen e firmave në Kuvend për shkarkimin e tij

 

Kur mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit, ky i fundit ka reaguar, duke bërë thirrje që të mos merren me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore.

Në një postim në Facebook, Presidenti thotë se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende, duke apeluar që të bëhet administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

“Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!

Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund.

Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore”, shkruan Meta.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement