Jeta si refugjat, momenti më i vështirë për Lorik Canën

Largimi nga Kosova gjatë periudhës kur humbi autonominë ka qenë një ndër momentet më të vështira, të futbollistit Lorik Cana, i cili rrëfeu gjithçka në “Jashtë Loje”.

Nga fëmijëria e deri tek krijimi i familjes ne zbuluam pak më shumë nga jeta e tij private, në emisionin e Top News, të moderuar nga Sidorela Gjoni.

Sa i përket kohës më të vështirë që Loriku ka kaluar bashkë me fmailjen, ai zbulon:

“Patjetër që kemi qenë në një jetë refugjatësh, ku jemi larguar nga vendi jonë dhe nuk kemi pasur mundësi që të shkojmë dhe të krijojmë një jetë të re në një vend tjetër duke ndërtuar gjithçka nga zero, por familja jonë asnjëherë nuk na ka kursyer asgjë të gjerave kryesore në jetë.

Momenti që ishte kyç, kujtoj më shumë këto vitet, si shumë bashkëkombasit tanë nëpër Zvicër ose në Gjermani, nuk na u lejohej të ktheheshim në Kosovë dhe unë jam rritur gjatë gjithë kohës me prindërit e mi dhe kjo pjesa mos me pasë mundësi me u kthy me pa familjen tënde, për vite ishte e vështirë…”

Gjithashtu ai zbulon se babai i tij e ka këshilluar që dhuntitë që zotëron duhet t’ju marrë më të mirën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement