Ivi Kaso zbulon pritshmëritë e PD në zonat më problematike: Kemi përgatitur raporte për t’i dorëzuar tek ndërkombëtarët…

Sekretari i PD për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, ka dhënë një deklaratë për mediat ku është shprehur në lidhje me hapat që partia Demokratike pritet të ndërmarrë përsa i përket rregullsive të shumta të raportuara si në gjatë fushatës zgjedhore ashtu edhe gjatë procesit të numërimit.

Kaso ka thënë se në një mënyrë ose në një tjetër do të ketë rinumërim të votave në qarqe ku parregullsitë kanë qenë të shumta, pasi PD ka përgatitur raporte të hollësishme të cilat i ka dorëzuar edhe tek ndërkombëtarët.

Ai gjithashtu shtoi se PD ka si detyrim ndaj qytetarëve që e kanë votuar qtë zbardhë metodat e përdorura për manipulimin e rezultatit në qarqe të caktuara dhe se deri më tani ishin depozituar mbi 140 denoncime për shkelje të procesit elektoral në prokuroritë e përgjithshme, dhe 40 padi në SPAK.

“Zonat më problematike ju e dini se e keni ndjekur vetë, kanë qenë ato ku është përqenduar e gjithë fuqia e makinerisë shtetërore dhe zona ku ka pasur gjithmonë elemnte të kriminaliteit si ajo e Elbaanit dhe e Shijakut.

Materialet që ne po nxjerrim dhe do të paraqiten në institucionet ligjzbatues, besojmë që cojnë në rinumaërimin e një numri të caktuar votash.

Sigurisht që t gjitha hetohen edhe nga organe të KQZ. Besoj se në një mënyrë apo tjetër, do të garantohet rinumërimi i një numri të caktuar votash.

Rinumërimi do të kryhet në rang qarku dhe do të ketë disa të tilla. Ka qenë një praktikë e konsoliduar që gjetjet tona gjatë procesit zgjedhor i ndajmë me partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Rasti i dosjes 184, rasti i Dibrës, që u përgatit dhe u dorëzuar faktorit ndërkombëtar.

Cfarë pret PD ?

PD së pari ka detyrimin të hedhi dritë sado të errët të këtij procesi zgjedhor, ajo farë presim është vënia në dispozicion e provave për manipulimin e një procesi zgjedhor, dhe ajo cfar ka ndodhur nuk duhet të pranohet dhe përsëritet jo vetëm në Shqipëri por askund.

Nëse memoria nuk më tradhëton kemi depozituar mbi 140 kallëzime në prokurori të zakonshme dhe 40 prej tyre në SPAK.

Sigurisht në varësi të zbulimeve do të kërkohet përfundimisht rikuperimi i ligjshmërisë së procesit nëpërmjet mekanizmave përkatës”- është shprehur Kaso.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement