Inter-Milan, gara e titujve të fituar. Zikaltrit parakalojnë kuqezinjtë

Skudeto eshte rikthyer me ne fund ne Milano, ne qytetin ku priste plot 10 vite per te zbritur pas heres se fundit.

Ashtu si nenvizon La Gazzetta dello Sport, kurre Milano nuk kishte pritur kaq shume per nje titull Skudeto.

Merite e Interit kjo, por edhe fale Steven Zhang, qe duket se kane bere nje permbysje te madhe dhe finale ndaj Milanit.

Interi sapo i ka parakaluar ne klasifikim: tashme Inter ka 19 dhe Milani 18. Ne kete lufte koke me koke speciale, ku Milani ka lindur ne 1899, titullin e tyre te trete e kane fituar ne 1907, vitin perpara se Interi te krijohej.

Interit me pas ju deshen vetem dy vite per tu shpallur per here te pare kampione e Italise. “Ne 1938, erdhi parakalimi i pare, 5-3 per Interin.”

“Kuqezinjte do te zhbllokoheshin vetem ne 1951: me Gre-No-Li, fitojne pas 44 vitesh pa Skudeto. Mbase nuk e dini, por kaq shume kohe ka ndenjur Milani pa fituar nje kampionat ne Itali: 44 vite.”

“Interi i Fonit, me Nyers, Skoglund dhe Lorenzi, e coi rezultatin me pas ne 7-4 per Interin me tituj, por Milani afrohet deri ne 7-7 me ne krye Schiaffino.”

“Ne vitin 1962 erdhi edhe parakalimi me Rocco ne drejtim. Qe prej atehere, Milano behet kryeqyteti i Europes. Ne fillim Kupa e Kampioneve ne 1962-1963 per Milanin e Rivieras.”

“Pastaj erdhi Herrera dhe kishte fitore gjithandej: Ne Europe ne 1964 dhe ne 1965, ne Itali tre Skudeto qe vlejne 10-8 per Interin dhe ne 1966 vjen edhe ylli i pare per Interin.”

“Nderkohe, ylli i pare per Milanin fitohet ne vitin 1979.”

“Interi ne fund arrin ta coje rezultatin 13-11 me Skudeto kur arrin qe me Trapattonin te fitoje Skudeton e rekordeve.”

“Por me pas, bien poshte Milanit me pokerin qe beri Capello me kater kampionate radhazi dhe qe u shtuan edhe me shume me titujt e Zacheronit dhe Ancelottit: ne 2004 rezultati shkoi 17-13.”

“Inter pergjigjet ne menyre spektakolare nga 2006 deri ne 2010 duke fituar 5 tituj kampione radhazi, dhe shkon 18-17 me Skudeto.”

“Me pas, ne 2011 vjen barazimi me Allegrin ne pankine dhe qendroi ne barazim per 10 vite me radhe. Por pikerisht dje, ka ardhur permbysja e madhe e Interit me ne stol Conten e ne krye Steven Zhang: ata i kane dhene goditjen finale Milanit duke permbysur edhe njehere numrin e Skudetove: tashme Milano eshte zikalter: 19-18.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement