I mungon “Portokallia”? Olsi Bylyku kujton me nostalgji spektaklin e humorit

Dalja e parë në Portokalli me rolin e “Kimikatit”, e bëri Olsi Bylykun mjaft të njohur dhe sot ai është një nga personazhet më të ndjekur.

Aktualisht aktori i humorit është pjesë e “Klanifornia” dhe gjithashtu ai drejton emisionin e tij që transmetohet live në rrjetet sociale “Roped with Olsi”.

Megjithëse është larguar disa vite më parë nga “Portokallia”, Olsi ka treguar se nuk do e harrojë kurrë atë spektakël, sepse prej andej mori famën.

Sot ai është bërë nostalgjik dhe teksa ka shkrepur një foto brenda studios së “Portokallisë” ka kujtuar daljen e tij të parë para publikut.

“Skena ku u ngjita për herë të parë, sa herë ndaloj më ringjall emocionet e para kur zemra rrihte fort teksa dëgjoja… ‘Ditën e fundit të përgatitjeve për Portokalli na erdhi 1 djalë që na u prezantua me 1 emër shumë të çuditshëm, Kimikati…”, ka shkruar Olsi me nostalgji përkrah fotos së tij.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement