“Erdhe në kohë të vështira”, Kastro Zizo i preku të gjithë me fjalët dedikuar të birit…

Sot është një ditë e veçantë në familjen e këngëtarit dhe moderatorit Kastro Zizo.

Djali i tij i vogël, Dante feston 1-vjetorin e lindjes dhe nuk kishte se si të mungonte një urim publik nga babi.

Kastro ka postuar në rrjetet sociale një foto shumë të ëmbël të vogëlushit dhe e ka shoqëruar me disa fjalë tepër të ndjera.

“Sot eshte ditelindja jote e pare bir dhe ma ben kete dite me te lumturen ne bote. Erdhe ne kohe te veshtira por me rrezatimin tend hyjnor ndryshove cdo gje dhe solle nje cope parajse ne kete bote te trazuar.

Ta do babi qenien. Dante”, ka shkruar këngëtari.

Kujtojmë që Zizo është baba i Dankan, 13-vjeç dhe vajzës Nia, 6-vjeç, nga martesa e dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement