“Blerja e votës shqetësuese”, Agim Baçi: Rama përdor gjuhë të urrejtjes me kundërshtarët politikë

Publicisti Agim Baçi, deklaroi se në Shqipëri, normalizimi i së keqes duhet të marrë fund.

Baçi i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”  shprehet se blerja e votës është fenomen shqetësues, duke shtuar se Rama vazhdon të jetë “brutal” me kundërshtarët, duke përdorur gjuhë të urrejtjes.

“Më shumë se rezultati i zgjedhjeve, më shqetëson blerja e votës. Duhet t’i themi stop normalizimit të së keqes. Nëse shoqërinë e bën supermarket varfërie, mund ta blesh lehtë. Punonjësit e administratës janë bërë si punëtor partie. Ky vend është i shqiptarëve, nuk është as i të majtëve dhe as i të djathtëve.

Është skandal që Rama krenohet me patronazhistët. E keqja është bërë normale e kjo është shqetësuese. Rama di vetëm të shajë dhe të përdorë gjuhë urrejtje. Rama tallet kur nuk i themi urdhëro. Fituesi i zgjedhjeve nuk ka moral. Nëse fajësojmë opozitën, i bie që maxhoranca paska qenë e ndershme, por kjo është e pavërtetë”, deklaroi Baçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement