Akuzat e tij u vërtetuan, ja çfarë tha Fationi për Melisën dhe Andin pas konfirmimit të lidhjes

Para se Fationi të largohej përfundimisht nga “Për’puthen” hodhi akuza të forta kundrejt Melisës. Ishte i pari ai që ngriti dyshime për lidhje të fshehtë mes saj dhe Andit.

Si përfundim doli se fjalët e Fationit kishin qenë të vërteta. Melisa publikoi këngën e re “Leje” dhe videoklipi mbyllet me një puthje pasionante mes saj dhe Andit.

Por çfarë ka për të thënë Fationi tani që fjalët e tij u vërtetuan?

Dikush ka shkruar në Instagram se i vjen keq që Fationin nuk e besuam atë kohë, sepsen jë pjesë e publikut ju kthye kundra për akuzat që hodhi kundrejt Melisës. Kështu, Fationi është detyruar të flasë në lidhje me këtë çështje e t’i japë fund një herë e mirë.

Ai shprehet se është i lumtur që nëna e Melisës e ka kuptuar se ai nuk ka gënjyer dhe i ka uruar çiftit  sa më shumë fat.

“S’dua të merrem me këtë çështje, sepse e kam lënë me kohë, por një gjë do e them dhe e mbyll këtu. Për diçka jam i lumtur që edhe vetë mamaja e Melisës e mori vesh që unë po thosha të vërtetën dhe që kisha të drejtë dhe vajza e saj dinte ta bënte shumë mirë viktimën… mori vesh që si kisha faj. Tani sa për çiftin i uroj sa më shumë fat bashkë dhe të jenë të lumtur. E them me zemër”, shkruan Fationi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement