Kremtohen Pashkët Ortodokse! Besimtarët në Kisha, ora policore e zhvendos meshën në mëngjes

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve. Në të gjitha kishat ortodokse të vendit, për vitin e dytë radhazi, po kremtohet festa më e rëndësishme e kalendarit ortodoks, e ndikuar nga masat anti COVID.

Qytetarët qëndrojnë në distancë nga njëri-tjetri si dhe disa prej tyre nuk largojnë maskën nga vetja.

Mesha do duhej të mbahej në mesnatë, por për shkak të koronavirusit dhe orës policore ajo u zhvillua në mëngjes ku besimtarët po marrin dritën e shpresës që nuk perëndon kurrë në ambientet e brendshme të Kishës.

Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Një tjetër traditë e festës është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë, të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement