Yuri Kim takim me Edi Ramën në Kryeministri 

 

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, është parë mëngjesin e sotëm në ambientet e Kryeministrisë.

Sipas Klan News, Kim ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe mësohet se biseda mes tyre ka zgjatur rreth 60 minuta.

Ende nuk ka detaje për temat që po diskutohen mes tyre. Kjo është vizita e parë e Kim në Kryeministri pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Një ditë më parë ambasadorja amerikane uroi Ramën për fitoren e zgjedhjeve dhe ishte e gatshme për vijimin e bashkëpunimit me qeverinë e re.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement