Sipas një studimi, martesat më të lumtura i ka ky lloj çifti!

Vetë martesa sjell shumë përfitime të shëndetit fizik dhe mendor, por një studim thotë se çiftet që e konsiderojnë njëri-tjetrin “shokë të ngushtë”, përveçse “burrë dhe grua”, kanë gjasa të kenë një martesë më jetëgjatë dhe më të lumtur.

Sipas studimit, kur personi që keni në krah është edhe miku juaj i ngushtë, ju ndiheni më afër partnerit, keni më shumë empati dhe respekt ndaj njëri-tjetrit.

Studiuesit pyetën çiftet që kanë qenë të martuar për më shumë se 15 vite, se cila ishte arsyeja numër një për suksesin dhe jetëgjatësinë e marrëdhënies së tyre dhe përgjigjja më e zakonshme midis pjesëmarrësve ishte se “partneri ishte gjithashtu miku i tyre më i mirë”.

Përgjigja e dytë më e zakonshme ishte se ata e pëlqyen bashkëshortin e tyre si person – aspekt tjetër kryesor i dashurisë së bazuar në miqësi.

Krijimi i një miqësie të thellë dhe të qëndrueshme me partnerin, jo vetëm që sjell lumturi më të madhe, por nxit edhe shëndetin dhe jetëgjatësinë emocionale, fizike dhe psikologjike.

Gratë përfitojnë më shumë nga martesa me “shokun e ngushtë”: Rezultatet e një tjetër studimi treguan se përfitimet dhe kënaqësia nga të qenit e martuar me shokun më të mirë, ishin shumë më të larta për gratë sesa për burrat. Por gjithashtu, i njëjti studim tregoi se, mesatarisht, më pak gra në krahasim me burrat e konsideronin bashkëshortin e tyre si “mikun më të mirë”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement