Komiteti i Ekspertëve vendos: Mësim në klasa për ciklin e arsimit parauniversitar

Duke nisur e nga e hëna, nxënësit nga klasat e para deri në gjimnaze do të nisin mësimin në shkollë. Komiteti Teknik vendosi lehtësim të masave për arsimin parauniversitar duke  shfuqizuar skenari për mesimin e alternuar. Ndërsa masat për studentët do të mbeten të njejta. Universitetetet do të qëndrojnë të mbyllura dhe studentët do të vijonën të ndjekin mësimin online.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, tha se ka pasur rënie të numrit të pacientëve në intubim dhe shtrimeve në spitale nga Covid-19, por sipas saj, beteja me virusin nuk është fituar akoma.

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, raportoi se shtrimet në spital dhe thirrjet për ndihmë në banesa kanë pësuar një rritje të ndjeshme, por kjo vjen si pasojë e efekteve anësore të vaksinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement