Rama tentoi që ta djegë, por Niko Peleshi thyen herësin dhe…

Në qarkun e Korçës beteja për mandatin e gjashtë mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, ka qenë mjaft e ashpër deri në kutitë e fundit.

Edi Rama kishte vendosur të gjashtin në listë, Niko Peleshin, jo vetëm me synim maksimilizimin e votës, por edhe me synimin për të djegur pasi i kishte vendosur përpara më shumë kandidate gra se në çdo qark tjetër dhe thyerja e herësit, duhet të ishte spektakolare.

Edi Rama më herët e kishte larguar jo vetëm nga qeveria por edhe nga udhëheqja e partisë Niko Peleshin, dhe vetëm pasi u bind për popullaritetin dhe dëmin që mund të sillte në Korçë mërzia e dukshme e tij, vendosi që përpara zgjedhjeve ta emërojë ministër Mbrojtje dhe ta fusë në listën e kandidatëve, në një vend teje të rrezikshëm dhe sfidues.

Kjo ka bërë që ai të marrë masat dhe falë edhe një fushate ndryshe dhe mjaft qytetare, arriti jo vetëm që të thyejë herësin në mënyrë spektakolare por edhe të sfidojë Ramën në shifra nominale.

Kështu Niko Peleshi rezulton të jetë deputeti më i votuar deri më tani nga lista e kandidatëve të Partisë Socialiste në të gjitha qarqet, kokë më kokë me Edi Ramën.

Ministri i Mbrojtjes është i pari deputet që thyen herësin me më shumë vota të marra në qarkun ku ai drejtoi fushatën, në Korçë.

Peleshi ka marrë, sipas rezultateve zyrtare të faqes së KQZ-së, 10.381 vota, ndjekur më pas nga ministrja Olta Xhaçka, me 3.754 vota, e më pas në radhë vijnë kandidatët Ilir Topi dhe e para e listës së Qarkut të Korçës, Eni Zake

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement