‘Më tradhtoi kur isha në momentin tim më të keq’: Si mund t’i besoj përsëri?

Dilema është e zakonshme. Ai ishte i pakënaqur, nuk ndihej i dëshiruar, bla bla bla…Jemi tek të 50-at, të pa martuar dhe pa fëmijë. Kemi 16 vite bashkë dhe kemi qenë miq për 18 të tjera.

Ai më la vitin e kaluar. Pastaj zbulova tradhtinë, por më tha se tradhtia filloi vetëm 3 muaj para se të më linte. Pas nëntë javësh larg, ne u pajtuam dhe ai i dha fund marrëdhënies së tij. S’po e kuptoja pse ishte aq i mërzitur, pastaj mora vesh se lidhja kishte qenë në fakt 3-vjeçare, jo 3 muaj. Atëherë pse e la atë dhe u kthye tek unë? Më tha se veproi kështu sepse “më donte vërtet dhe shpresonte se do të ishim të lumtur përsëri”.

Gjatë atyre tre viteve, unë bullizohesha në punë, kalova nga një punë me pagë më të lartë në një pagë me më të ulët, pastaj fatmirësisht gjeta një vend që më pëlqente. Pastaj zbulova se kisha kancer gjiri dhe u preka keq nga trajtimi. Ka qenë një periudhë e mbingarkuar për mua në çdo aspekt.

Tani ai thotë se s’ka më kontakt me të, por si mund ta besoj? Dua të kontaktoj gruan tjetër, sepse jam e bindur se ajo do më thotë të vërtetën.

Marielle, terapistja e gruas (së mbetur anonime) i thotë se “gjasat janë që të kenë komunikuar, po ç’vlerë ka tani?”

“Partneri juaj ka gjetur “zgjidhjen” më të thjeshtë për problemet e tij, por është e domosdoshme që ju t’i vendosni veprimet e tij në kontekst, çfarë do që të bëni. Të kuptuarit se të dy keni përjetuar një nga periudhat më të trazuara të jetës mund t’ju ndihmojë ta lehtësojë sadopak zemërimin që keni sepse “ju braktisi, kur kishit më shumë nevojë për të”. Ju keni çdo të drejtë të zemëroheni, por duhet ta shihni si diçka të shkuar atë që keni përjetuar dhe të mos qëndroni të “varrosur” tek sëmundja që kaluat, tek bullizimi në punë, tek tradhtia e tij etj. Është koha të vendosni veten dhe nevojat tuaja në radhë të parë dhe kjo do të thotë që ndoshta do t’ju duhet edhe kohë për të kuptuar se cilat janë nevojat tuaja. Ndoshta do të kuptoni se ju nuk keni më “nevojë” për një partner, për atë partner ose thjesht s’e dashuroni më, ose do të zbuloni të kundërtën.”

Ajo vazhdon:

“Ju mund ta falni partnerin ose mund të largoheni, por sido që të jetë, ndaloni së gërmuari në përpjekje për të zbuluar prova për tradhti të mëtejshme. Kjo është gjëja më e gabuar. Ai e ka bërë të qartë se ju jeni përparësia e tij. Për ty, ai mund të jetë ose jo, përparësia jote.”

Shumë nga çfarë kanë ndodhur janë rezultati i një komunikimi të dobët, por vetëm ti mund të vendosësh nëse do të përpiqeni të rregulloni marrëdhënien apo do të shihni jetët tuaja. Përgjigjen për këtë e keni vetëm ju, por të kërkoni për më shumë tradhti, më shumë ‘pisllëqe’ nga ai, sidomos në pikën në të cilën jeni, nuk është kurrsesi zgjidhja.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement