Elvisit nuk i del e keqja, vazhdon të hedhë thumba për produksionin e “Për’puthen” dhe Arjan Konomin

Elvisi u largua nga “Për’puthen” mes një debati shumë të fortë pas një postimi që bëri kundër Antonelës. Ai pati një përplasje të ashpër me opinionistin e ‘Për’puthen”, Arjan Konomin, i cili ishte i pari që kërkoi që Elvisi të largohej nga “Për’puthen”. Ndonëse në fillim Arjani e kishte vlerësuar Elvisin për kulturën dhe sjelljen e tij, në fund të gjitha këto ja hodhi poshtë e madje nuk i kurseu ofendimet për ish-konkurrentin.

Megjithëse Elvisi ka kohë që nuk është më pjesë e “Për’puthen” siç duket atij nuk i ka dalë ende inati me opinionistin, konkurrentët dhe produksionin. Së fundmi ai ka bërë një postim thumbues në Instagram, për të cilin është penduar dhe më pas e ka fshirë.

“Ore, më erdhi në mendje një pyetje shumë idiote pas 3 vodkash. Pse jemi konsideruar unë dhe Kristian Marçinaj konkurrentët më të artikuluar dhe të sjellshëm në Përputhen, kur ne pa shkollë jemi? Se zgjuarsinë se kemi pas as do e kemi ndonjëherë). Për teori konspirative të tjera i këto, më sillni vodka se më mbaroi. Faleminderit, kalofshi mirë”, shkroi Elvisi në postimin e tij.

 

 

Njësoj si Elvisi, pati të njëjtin largim nga “Për’puthen” edhe Kristiani. Arjan Konomi e akuzoi këtë të fundit se ju ka dhënë konkurrentëve të programit një lloj droge, gjë që Kristiani e mohoi. Një ditë më vonë ai donte të sqaronte gjithë situatën, por produksioni nuk e lejoi dhe kështu ai vendosi të largohej përfundimisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement