“U bë si guri në këpucë”/ Naço: LSI ka dështuar në të gjithë Shqipërinë 

 

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Beratit Nasip Naço ka treguar arsyen se pse ai është në këtë parti sot. Sipas tij, kanë qenë shkak  dështimet e LSI-së, ndërsa shtoi se kjo e fundit “ishte bërë si guri në këpucë”.

“LSI ishte bërë ai guri në këpucë. Sot unë jam bashkë me PS për shkak të dështimeve të lidershipit të LSI-së. Për eksperimente politike të dështuara nuk kishte më vend. Kam kontribuuar në këtë fushatë, por një falënderim e kam edhe për zotin Rehovica që kanë qenë në këtë fushatë përkrah meje. LSI ka dështuar në të gjithë Shqipërinë për shkak të një grupi njerëzish që nuk bëjnë politikë, po mendojnë se bëjnë politikë shumë të madhe. Lidershipi i LSI-së mori një mësim të mirë! Të respektojë qytetarët dhe paktet që bën”, u shpreh Naço.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement