Pollo kundër Bashës/ Duhet projekt i ri

Ish deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, pas humbjes së thellë të Lulzim Bashës në zgjedhje.

Me tone të forta kritke, Pollo shkruan se tani është momenti i përgjegjësisë dhe se duhet një projekt I ri, për të rikthyer besimin dhe shpresën tek demorkatët e zhgënjyer.

“Sot është një ditë zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë; por sot është ditë e hidhur për demokratët. Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura.

Sot duhen falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore e duhet shprehur mirënjohja për votuesit tanë besnikë e të shumtë. Por tashti është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë. Roli i mëtejshëm i Partisë Demokratike është kyç për demokracinë e ligjshmërinë si dhe për perspektivën europiane të vendit. Ashtu si dhe nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi e shprese.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement