Përfundon numërimi në Berat, PS me 5 mandate/ Klosi: E kërkonim këtë që në 2009

 

Partia Socialiste ka mundur të marrë mandatin e pestë në qarkun e Beratit, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar vetëm dy mandate.

Drejtuesi politik i qarkut për Partinë Socialiste, Blendi Klosi ka folur për mediat ndërsa e ka quajtur një rezultat të jashtëzakonshëm këtë.

Klosi theksoi se ishte një mandat që ato kishin kërkuar që ta merrnin që nga 2009.

“Është fantastik, është një rezultat spektakolar, një punë e madhe disa mujore dhe një punë e madhe për të bashkuar forcën e majtë me PS dhe ja arritëm që të merrnin mandatin e 5. Mandate të muguara në 2009, 2013 dhe nuk e arritëm në 2017, ndaj ishte dhe arsyeja që ne u vendosëm në këtë kufi dhe unë ndaj isha i pesti në listë”, u shpreh Klosi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement