Humbja e PD në zgjedhje/ Ish këshilltarja e Berishës kërkon largimin e Bashës

Ish këshilltarja e Sali Berishës Zana Guxholli u shpreh se vendosja e Edi Ramës pranë bustit të Skënderbeut për të mbajtur fjalimin e fitores kishte një mesazh.

Sipas saj, Rama dinte të tregonte se është më i fortë dhe i pamposhtur.

“Fjalimi pranë Skënderbeut për të treguar unë jam më i fortë, më i mirë, i pamposhtur,” tha ajo.

E pyetur se çfarë qëndrimi do të mbajë ish-kryeministri Sali Berisha për humbjen e PD, ajo thotë se standardi i tij është kush humb jep dorëheqjen.

Ai ka thënë që kryetari i partisë duhet të mbajë përgjegjësi për humbjet. I referohem daljeve të tij publike. Ai i ëhstë referuar faktit dhe atë standard ka se në vitin 2013 ku humbja ishte në përmasa të paparashikuara ai tha nuk mund të qendrojë më. Pa analizuar shkaqet moti vetë të gjitha përgjegjësitë dhe u dorëhoq menjëherë. Po kështu ka bërë edhe Nano. Do të shikojmë si do të veproj Basha kë do të ketë edhe si model. Sado që të dojë të mbështesë Berisha do të dalë kundër standardeve të veta për të mos njohur humbjen,” u shpreh ajo.

Guxholli thotë më tej se strukturat do të mbështesin Lulzim Bashën pavarësisht humbjen.

Struktura e partisë do ta mbështesin, baza nuk e di. Mendimi i bazës është ndryshe nga strukturat. Kur ne zgjodhëm kryetar Bashën, ai u votua nga masa. Strukturat janë të lidhura më shumë me ata njerëz që punojnë,” tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement