Humbet zgjedhjet, Basha: Beteja sapo ka filluar, demokracia do të fitojë!

Selia e PD gumëzhinte nga mbështetësit e saj, ndërkohë që kryedomokrati Basha mbajti një fjalim para tyre, pas takimit me drejtuesit politik të qarqeve.

Basha u premtoi të gjithë mbështetësve të tij se nuk do ti zhgënjejë dhe do të luftojë për ta, duke shtuar më tej se beteja sapo ka filluar dhe demokracia do të fitojë!

Basha: Të rinj dhe të reja, burra dhe gra ju falenderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj të mrekullueshme. Ju premtoj ne nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë, do të luftojmë për ju. Për qindra mijëra qytetarë që luftuan për ne. Zëri juaj do të dëgjohet qartë, është përgjegjësia ime para jush dhe para Shqipërisë.

Nata që ka rënë sonte njësoj si hijet që aviten në zemrat e shqiptareve do të davaritet. Dielli do të ngrihet sërish nesër, fryma e ndryshimit që ne sollëm është më e fortë se kurrë. Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur dhe do të luftojmë çdo ditë, çdo çast për të mbrojtur demokracinë, për një të ardhme më të mirë. Beteja vetëm ka filluar dhe ne do ta çojmë atë deri në fund. Demokracia do të fitojë! Shqipëria do të fitojë.

Para deklaratës së tij për media, PD përmes një kërkese drejtuar KQZ kërkon pamjet filmike të çdo qendre votimi dhe pamjet filmike të kamerave regjistruese të fletëve të votimit në çdo KZAZ. Po ashtu kërkojnë të dhënat e grumbulluar nga pajisjet e identifikimit elektronik për çdo QV/KZAZ.

Kërkesa e Partisë Demokratike:

“Partia Demokratike, nëpërmjet komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve të saj në terren ka grumbulluar të dhëna lidhur me parregullsi të rënda në procesin zgjedhor, veçanërisht gjatë fazës së numërimit. Prandaj, në cilësinë e subjektit të regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, bazuar në nenin 26, pika 2 dhe nenin 94, pika 4 të Kodit Zgjedhor, sipërcituar, Partia Demokratike kërkon t’i vihen në dispozicion në një kohë sa më të shpejtë të dhënat teknologjike, si më poshtë”

1-Pamjet filmike të çdo QV/KZAZ

2-Pamjet filmike të kamerave regjistruese të fletëve të votimit të çdo KZAZ

3-Të dhënat e grumbulluara nga pajisjet e identifikimit elektronik për çdo QV/KZAZ

4- Të dhënat e kryqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik dhe listave të zgjedhësve të nënshkruar mekanikisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement