Gjiknuri provokon Metën nga Vlora/ Energjizoi fushatën

 

Drejtuesi politik i PS, në Vlorë Damian Gjiknuri ka shpallur fitoren në këtë qark.

Gjatë fjalës së tij, ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta që të dorëhiqet ashtu siç ka dhënë fjalën. Gjithashtu ai e falenderoi atë pasi sipas Gjiknurit, Meta energjizoi fushatën elektorale në Vlorë.

“Meta të mbajë fjalën e të dorëhiqet se ai deklaroi nëse PS fiton 71 mandate unë dorëhiqem.

E falenderoj për energjizimin e fushatës. Meta energjizoi fushatën sepse i dha motiv vlonjatëve të dilnin të mbështesin fort PS. Na dha forcë pasi na akuzoi pa të drejtë”, u shpreh Gjiknuri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement