Armand Shkullaku: Basha të japë dorëheqjen, nuk përmbushi premtimin

Gazetari Armand Shkullaku ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kërkoi dorëheqjen e këtij të fundit nga drejtimi i PD-së.

Shkullaku tha në emisionin “Opinion” se Basha duhet të jepte sot dorëheqjen, pasi nuk përmbushi dot premtimin për ndryshimin.

Deklarata e sotme ishte si e 2017-ës. Lulzim Basha ka përgjegjësi. Ai nuk ka marrë përgjegjësi dhe sigurisht i takon të marrë përgjegjësi. Dy qëndrime duhet të zgjidhte Basha. Një është marrja e përgjegjësisë, jo për rezultatin por sepse bëri të besojë qindra mijëra shqiptarë që kishin më shpresë se kurrë më parë për ndryshim, i bëri ata të besojë se regjimi nuk mundet me vota.

Rruga e parë është se duhet të jepte dorëheqjen. Dorëheqja jepet edhe për faktin se ti nuk arrin dot të mbrosh dhe të përballesh. Rruga e dytë është rruga radikale”, theksoi gazetari.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement