Përfundon numërimin i votave në një tjetër bashki/ PD forcë e parë

Ka përfunduar procesi i numërimit në bashkinë e Tropojës, Qarku Kukës.

Sipas rezultatave të KQZ, kryeson Partia Demokratike me 6443 vota, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 3094 vota. Kjo është bashkia e dytë në Qarkun e Kukësit që ka përfunduar procesin e votimit, pas bashkisë së Hasit.

Edhe në atë bashki, Partia Demokratike doli forcë e parë me 4776 vota, ndërsa Partia Socialiste mori 2671 vota.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement