Ndërpritet procesi i numërimit në disa Bashki, komisionerët ‘sfidojnë’ Kreun e KQZ-së: Jemi lodhur!

Disa Bashki në vend është ndërprerë procesi i numërimit të votave, për shkak se komisionerët thonë se janë lodhur.

Ja vendet ku është ndërprerë numërimi

Numërimi është ndërprerë në Shijak, Roskovec, Devlinë dhe Kamzë.

Në Shijak në 17 kutitë e para të votimit që i përkasin njësive administrative Maminas dhe Gjepalaj rezulton fituese PS. Pas përfundimit të këtyre njësive Komisioni i KZAZ nr.25 vendosi të ndërpresë numërimin për ta rifilluar pas mesditës. Kanë mbetur për t’u numëruar votat e qytetit të Shijakut dhe njësisë Xhafzotaj, që kanë dhe numrin më të madh të votuesve dhe qendrave të votimit.

Procesi i numërimit është ndërprerë edhe në Roskovec dhe pritet që të rifillojë në orën 12.00.

Ndalohet numërimi edhe në Delvinë në KZAZ.89 për shkak të lodhjes së numëruesve dhe do të rihapet në orën 14:00.

Procesi i numërimit është ndërprerë edhe në Yrshek.

Ndërpritet numërimi edhe në KZAZ.27 në Kamzë sepse numëruesit janë tërhequr dhe pritet të rinisë puna në orën 16:00. Deri më tani janë numëruar vetëm 19 nga 88 kuti në total për këtë KZAZ.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në një deklaratë nga Njësia nr.10 ku u pyet nëse rezultati përfundimtar do të dilte brenda 48 orësh me këtë ritëm që po ecin numëruesit tha: “besoj se po, ka disa probleme të raportuara, janë sporadike si raste, po duan vëmendje, se raste kur komisioneri u lodh etj janë mungesë vullneti për nxjerrjen e rezultatit, partitë të marrin parasysh që kur lodhet dikush të kenë gati grupin. Të marrë fund ‘lodhja dhe sëmurja’ e komisionerëve, diskredituese për partinë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement