Zbardhen detajet/ Kush është polici i plagosur në qendrën e votimit, autori në kërkim

Është identifikuar autori i plagosjes së efektivit të policisë sot në Fushë Arrëz.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399.

I plagosur ka mbetur shtetasi Gezim Osmanaj, ndërsa autor i dyshuar është 32-vjeçari Mikel Lleshaj i cili është shpallur në kërkim.

Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement