Tomor Alizoti: Dhunohet fizikisht një vëzhgues i PD-së, çdo gjë e filmuar, Klosi të mbajnë përgjegjësi

 

Kryesuesi i listës së qarkut të Beratit për Partinë Demokratike, Tomor Alizoti pak minuta më parë ka deklaruar se në Berat është dhunuar një vëzhgues demokrat.

Ndërkohë Alizoti në fjalën e tij i ka bërë thirrje kundërshtarit të tij politik dhe drejtuesit të qarkut të PS-së Blendi Klosi që të tërheqë njerëzit e tij nga dhuna, pasi për këtë do të mbajë përgjegjësi personale.

Gjithashtu ai ka thënë se çdo gjë është e filmuar dhe do i dorëzohet prokurorisë.

“Sapo më kanë lajmëruar dhe në këtë qendër votimi është rrahur një vëzhgues i Partisë Demokratike. Si drejtues i qarkut të Beratit, i bëj thirrje drejtuesit të Partisë Socialiste, Blendi Klosi që të tërheqë zagarët e tij, se do të mbajë përgjegjësi personale ai dhe ata, çdo gjë është e filmuar.

Pas 30 vjetësh Partia Demokratike do të korrë një sukses të madh. Paralajmërojmë të gjithë zagarët e Klosit, nëse fitoni fitojeni nëse keni humbur keni humbur, pranojeni”, shprehet Alizoti.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement