Probleme me pajisjet e identifikimit biometrik, vonesa në Lushnje, Fushë-Krujë, Shkodër dhe Fushë-Arrëz

 

Vijojnë të raportohen vonesa në disa qendra votimi në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Kështu, në qytetin e Lushnjes ka vonesa në 13 qendra votimi në KZAZ 55. Bëhet me dije se votimi nuk ka nisur për shkak të problemeve me aparaturën e verifikimit të kartave të identitetit.

Një situatë e tillë është paraqitur edhe në Fushë Krujë, ku komisionerët nuk kanë eksperiencë me pajisjen e identifikimit biometrik ose pajisja nuk ka qenë funksionale.

Kjo problematikë është paraqitur edhe në dy qendra në KZAZ nr.3 në Shkodër, si dhe në disa qendra votimi në Fushë Arrëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement