Në gjendje jo të mirë shëndetësore, voton Margarita Xhepa

 

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Margarita Xhepa ka votuar sikundër shumë qytetarë të tjerë.

Ndonëse në moshën 87-vjeçare, Xhepa ka zgjedhur të shprehë vullnetin e lirë dhe nuk ka ngurruar t’i bëjë thirrje shqiptarëve që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Ditë e bukur për votim, ditë e bukur me diell. Votoni, votoni” – tha Xhepa, e cila sikundër shihet në foto, nuk gëzon gjendje të mirë shëndetësore.

Aktorja është shoqëruar drejt kutisë së votimit nga dy të rinj, pasi e kishte të pamundur të ecte pa çaluar.

Në shkurt, Margarita Xhepa ishte ndër aktoret e para që morën dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement