Luan Rama kundër exit-polleve/ “Po përpiqen të deformojnë procesin”

Kryesuesi i listës së LSI-së për qarkun e Vlorës, Luan Rama ka thënë se po bëhen përpjekje që të deformohet procesi në Vlorë.

Sipas të njëjtit punonjës të administratës po qëndrojnë pranë qendrave të votimit në mënyrë që të orientojnë votuesit, duke i pyetur më pas se dhe për kë votuan.

Dilni në votime dhe shprehni verdiktin. Përpjekje të dëshpëruara për të deformuar procesin në Vlorë. Në disa qendra ka përpjekje nga punonjës të administratës, të cilët me listat e zgjedhësve në mjediset pranë qendrave të votimit bëjnë përpjekje për të orientuar votuesit dhe duke i çekuar se për kë kanë votuar. Kemi marrë masa duke i përzënë këta trafikantë apo patronazhistë. Kanë hyrë në qendrat e votimit disa pika exit-poll-e që nuk lejohen me Kod Zgjedhor. Konkretisht ne e kemi vënë re në disa shkolla”, ka thënë Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement