KQZ përditëson të dhënat, ja sa persona kanë marrë pjesë në votime deri në orën 13:00 

 

KQZ ka përditësuar të dhënat sa i takon pjesëmarrjes së zgjedhësve, që janë raportuar nga qendrat e votimeve në rang kombëtar. Duke iu referuar të dhënave deri në orën 13:00, pra në gjysmën e procesit, pjesëmarrja kap shifrën e 31.87%.

Pjesëmarrja deri në momentet që flasim është e kënaqshme, ndërkohë që në zgjedhjet parlamentare të 2017-tës, pjesëmarrja e përgjithshme ka qenë rreth 45 %.

Sa i takon qarqeve, Tirana vijon që të ketë numrin më të lartë të votuesve që u janë drejtuar kutive, së bashku me Kukësin dhe Dibrën, ndërkohë që qarku me pjesëmarrjen më të vogël, deri në orën 13:00 ka qenë ai i Korçës.

Procesi i votimit në vendin tonë mbyllet zyrtarisht në orën 19:00 të pasdites, ndërkohë që rreth mesnatës pritet të nisin dhe numërimet e kutive të para.

Fillimisht do të numërohen votat për subjektet politike dhe më pas ato për kandidatët e listave shumëemërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement