KQZ nxjerr shifrat/ Ja sa qytetarë morën pjesë në votim deri në orën 19:00

Sipas të dhënave të përditësuara të KQZ, rezulton se deri në orën 19:00, kanë votuar në total 47.94% e votuesve. Deri në orën 19:00 kanë raportuar 642 qendra votimi nga 5199 që janë gjithsej.

Kjo ditë zgjedhjesh duket se është vlerësuar maksimalisht nga qytetarët shqiptarë. Paraditen e sotme janë vënë re radha të gjata votuesish në shumicën e qendrave të votimit në të gjithë vendin.

Himara nga 21 mijë persona më të drejtë vote kanë votuar 5700 persona, afro 35 % pjesëmarrja. Mbyllen 35 qendrat e votimit.
Në Selenicë mbyllen të 42 qendrat e votimit. Në total kanë votuar mbi 10.000 nga 26 mijë votues totali.

Ndërkohë që është dorëzuar kutia e parë në KZAZ.

Procesi i votimit është mbyllur edhe në QV që përfshin KZAZ nr 47,49,50 në bashkinë Elbasan.

Ndërkohë që nga momenti në moment pritet të vijnë kutitë në qendrat e numërimit.

Kutitë e votimit kanë mbërritur edhe në KZAZ 83 në Kavajë, ku do bëhet numërimi.

Edhe në qarkun Tiranë, procesi i votimit është mbyllur në pjesën më të madhe të QV dhe ka nisur grumbullimi i kutive nëpër KZAZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bëri raportimin çdo një orë të situatës së pjesëmarrjes dhe duke e krahasuar me vitin 2017 ka një rritje të konsiderueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement