Konflikti në një qendër votimi në Tropojë, kapet një nga vëllezërit që kërcënoi me armë      

 

 

Një ngjarje u raportua pasditen e sotme në qendrën e votimit në shkollën e fshatit Lekbibaj në Tropojë, ku disa persona kërcënuan me armë zjarri.

Protagonistë të ngjarjes janë tre vëllezër, ku njëri prej tyre është vënë në pranga.

Policia thotë se shtetasi Gj. Gj., përfaqësues i një subjekti politik, së bashku me vëllezërit e tij shtetasit Sh. Gj. dhe M. Gj., kanë kërcënuar me armë zjarri të llojit pistoletë, si dhe goditur me sende të forta shtetasin A. N., përfaqësues i një subjekti tjetër politik.

Gjithashtu, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dëmtuar dhe shkatërruar pronën e kësaj shkolle, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.

I ndaluari akuzohet për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, ” Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Kanosja” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”.

Dy vëllezërit e tjerë janë shpallur në kërkim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement