Komisioneri i vë drynin qendrës së votimit: Kam pesë orë që po rri kot aty! Janë në Itali!

Tre orë para orarit zyrtar të mbylljes së zgjedhjeve, një komisioner i ka vënë kyçin një QV-je në Kavajë.

Ai tha për mediat se ishte duke ndenjur kot dhe kjo ishte arsyeja pse vendosi ta mbyllte. “Janë në Itali. Nuk ka njeri. 100 shtëpi ka fshati gjithsej. Kam pesë orë që po rri kot aty. Nga ora 1 deri tani, ka pesë orë që kam qenë këtu dhe nuk ka ardhur asnjë person me votuar. E di se sa njerëz ka kjo lagje se kam qenë në komision prej vitit 1991. Unë jam kryetari, ta thashë përgjigjen, stop tani”,-tha komisioneri para kamerave.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement