Kërcasin karriget kokës! Vëzhguesi godet votuesit burrë e grua/ Fotot

Një incident i rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Vashtmi në Bashkinë e Maliqit. Raportohet se një çift, burrë e grua janë konfliktuar me sende të forta gjatë kohës që ishin duke votuar në QV. “E shtyu prapë dhe e goditën këtu, edhe mua. Me karrige”-ka deklaruar Ardian Avdolli.

Gjatë një prononcimi për mediat, ata kanë deklaruar se kishin shkuar për të votuar me të ëmën e djalit, ndërsa kjo e fundit është e moshuar dhe vëzhguesit e kanë quajtur si votim familjar, teksa më pas ka nisur konflikti verbal që ka degjeneruar në dhunë fizike nga ana e vëzhguesit Drini Qyllalli. Ata sapo kanë lënë spitalin për t’ju drejtuar komisariatit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement