Entuziazëm në Elbasan/ Partia Socialiste ndez fishekzjarret e ‘fitores’

Përfaqësues politikë dhe mbështetës së Partisë Socialiste kanë nisur festën në Elbasan, me pretendimin se janë fitues në këtë qark.

Simpatizantët e së majtës, shfaqen duke festuar nën ritmet e muzikës dhe atmosferës së fishekzjarreve.

Sipas Exit Poll-it të Top Channel, në Elbasan, PS merr fitoren me 8 mandate pasi kanë votuar 53.4% e qytetarëve, PD merr 6 mandate pasi kanë votuar 40.7% e qytetarëve.

Rezultat zhgënjyes ka LSI pasi vetëm 3.7% e qytetarëve kanë votuar dhe nuk ka marrë asnjë mandat.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement