Edhe të dënuarit të interesuar për të votuar, sa është pjesëmarrja deri në orën 18:00      

 

Në këto zgjedhje duket se do të kemi pjesëmarrjen më të madhe të votuesve, ndërkohë që ka mbetur edhe më pak se 1 orë që qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit.

Interes të lartë duket se ka pasur edhe nga ana e të dënuarve në burgje.

Mësohet se nga 2 mijë e 651 të dënuar, me të drejtë vote, kanë votuar 1 mijë e 801 deri në orën 18:00.

E thënë në përqindje, kanë votuar 68% e tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon se ka përfunduar votimi në 8 IEVP, ndërkohë që qendrat e votimit do të mbeten të hapura deri në orën 19:00 për të pritur zgjedhësit e kategorisë së të dënuarve dhe të paraburgosurve që dëshirojnë të votojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement