“By***ira m*ti”, dy motrat e agresorit shkojnë në sheshin Skënderbej dhe kërkojnë djalin që e neutralizoi, iu vërsulen mediave (VIDEO)

Dy motrat e agresorit të identifikuar si Arben Mema, i cili hyri me makinë në sheshin ‘Skënderbej’ kanë shkuar në shesh dhe i kërkojnë llogari policisë se çfarë është bërë me vëllain e tyre, ndërsa në video dëgjohet teksa kërkojnë djalin i cili ndërhyri për ta neutralizuar.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pak më parë në sheshin Skënderbej ku agresori i identifikuar si Arben Mema ka hyrë me makinë duke rrezikuar jetën e dhjetëra qytetarëve dhe fëmijëve që ndodheshin aty.

Burimet zyrtare bën me dije 35-vjeçari ndodhej nën efektin e drogërave dhe brenda automjetit të tij është gjetur një sasi lënde narkotike.

Fatmirësisht nga incidenti nuk mbeti asnjë i lënduar dhe 35-vjeçari u neutralizua në kohë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement