Bllokuan makinën e kreut të PS/ Nën hetim dy anëtarë të SMV-së

Policia ka njoftuar se dy persona, anëtarë të strukturës së vetëshpallur të PD-së për mbrojtjen e votës në Dibër janë vënë nën hetim.

Reagimi i Policisë, ka ardhur pasi ata kanë bllokuar automjetin e kreut të PS në Arras.

Ngjarja raportohet të këtë ndodhur një natë më parë, kur Ferit Alia dhe Sokol Lata ndaluan dhe kontrolluan automjetin e Agron Cerrit, kreu të PS në Arras, me pretendimin se ai posedonte materiale që mund të ndikonin në procesin zgjedhor.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal, dhe u referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit :

  1. A., 54 vjeç, S. L., 46 vjeç, banues në Dibër, (simpatizanë të një subjekti politik).

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në  fshatin Arras,  kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në drejtim të heqjes së paligjshme të lirisë, kundrejt shtetasit A.C.

Këta shtetas kanë  ndaluar dhe kontrolluar automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C., (kryetar i degës lokale i një subjekti politik), dhe është mbajtur i bllokuar deri në mbërritjen e shërbimeve të Policisë, me pretendimin se ky shtetas, posedonte materiale që mund të ndikonin në procesin zgjedhor.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga grupi hetimor në automjetin që drejtonte shtetasi A. C.,  nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement