Ambasadori i BE vëzhgon procesin e votimit në Elbasan: Ti vendos!

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka shkuar në Elbasan për të parë nga afër procesin e votimit dhe identifikimit elektronik të zgjedhësve. Soreca ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për qytetarët që kanë të drejtë votimi.  Ambasadori tha se shumë njerëz po votojnë. Më tej ai shtoi se pajisja elektronike për identifikimin e zgjedhësve është duke funksionuar, pavarësisht problemeve teknike që gjithsesi janë zgjidhur në kohë. Ai ka folur në shqip duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre. “Ti vendos!”, tha Soreca.

Sot është ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Është ditë e rëndësishme për qytetarët që kanë të drejtë votimi. Në këtë qendër, por edhe në të tjera kemi parë që shumë zgjedhës kanë dalë për të votuar. Shumë po votojnë. Ajo që kam parë është prirja se sistemi me pajisjet e reja po funksionin. Ka probleme teknike megjithatë janë zëvëndësuar në kohë. I bëj thirrje qytetarëve që të votojnë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre. Votoni është dita juaj. Mos e humbisni këtë mundësi. Ti vendos!,”-tha ambasadori.

Dita e votimeve në Shqipëri ka nisur sot në orën 07:00 dhe qytetarët do të kenë mundësi të votojnë deri në orën 19:00. Risia në këto zgjedhje është identifikimi elektronik i qytetarëve, që kursen shumë kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement